image Napoli 6-0 Fiorentina: Nota e Hysajt, Rrahmanit dhe të tjerëve

Futboll

Napoli 6-0 Fiorentina: Nota e Hysajt, Rrahmanit dhe të tjerëve

news image

Skuadra e Napolit ka arritur që të shënojë fitore me rezultat të thellë ndaj Fiorentinës, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka shënuar fitore me rezultatin 6-0.

Në këtë ndeshje titullar ishte mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili luajti tërë ndeshjen, kurse Amir Rrahmani hyri si zëvendësues në minutën e 79-të.

Mbrojtësi i Shqipërisë u vlerësua me notën 7.0, kurse mbrojtësi i Kosovës me notën 6.2.

Me notën më të lartë në këtë ndeshje u vlerësua Lorenzo Insigne, i cili shënoi dy gola dhe një asistim. Ai mori notën 9.6. /Sporti në Sinjali/.