image “Nalu se po ta q* nanen”/ Burri në Fushë Kosovë kërcënon ish të dashurën e tij

Siguri

“Nalu se po ta q* nanen”/ Burri në Fushë Kosovë kërcënon ish të dashurën e tij

news image

Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet dhe veprimet e dhunshme ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Mëngjesin e sotëm një grua në Fushë Kosovë është përballur me tmerrin, pasi ish personi me të cilin kishte bashkëjetuar kohë më parë, i doli në pritë gjatë kohës që ajo ishte në taksi.

45-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar viktimën duke e sharë dhe duke i kërkuar që të ndalet. Ajo e frikësuar dhe e shqetësuar nga situata me të cilën u përball, u detyrua që të denoncojë rastin në Polici.

I dyshuari është kërkuar nga Policia dhe i njëjti është ftuar që të paraqitet në stacion, por ka deklaruar se nuk ndodhet në Fushë Kosovë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/