image Naim Maloku përfundon intervistimin nga Gjykata Speciale

Kosovë

Drejtësi/ Naim Maloku përfundon intervistimin nga Gjykata Speciale

news image

Ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku ka bërë të ditur se ka përfunduar intervistimi i tij nga Gjykata Speciale.

Maloku përmes një postimi në Facebook ka thënë se intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës.

“Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj gjykate, si dhe konform ligjeve dhe juridiksionit slloven”, ka shkruar Maloku.

Postimi i plotë:

Bashkëluftëtarë të mi, familjar dhe miq!

Ju njoftoj që sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para drejtësisë së shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj gjykate, si dhe konform ligjeve dhe juridiksionit slloven.

Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në gjykatë.

E falënderoi Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe shtetin slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë!