image Nagelsmann flet pas barazimit: Nuk e vendosëm mirë në fushë, kemi ende punë për të bërë

Futboll

Nagelsmann flet pas barazimit: Nuk e vendosëm mirë në fushë, kemi ende punë për të bërë

news image

Epoka e Julian Nagelsmann nën drejtimin e Bayernit të Mynihut nisi me një barazim 1-1 si mysafir kundër Borusia Monchengladbachut. Trajneri 34-vjeçar analizoi ndeshjen e parë të Bundesligës duke e quajtur një takim argëtues për tifozët.

 “Mendoj se ishte një ndeshje interesante, sidomos për spektatorët. Në fillim nuk e nisëm mirë, humbëm shumë topa dhe pësuam edhe gol, më pas u përmirësuam në 20 minutat e fundit të pjesës së parë dhe barazuam rezultatin. Edhe pjesën e dytë e nisëm fuqishëm dhe mund të kishim realizuar edhe dy gola të tjerë, por nuk ia dolëm”, deklaroi Nagelsmann.

Tekniku nuk i kurseu edhe kritikat ndaj skuadrës, sidomos në lidhjen me vendosjen në çaste të caktuara të ndeshjes, sepse gabimet e kryera në pozicionim i kushtuan edhe golin e pësuar.

“Vendosja duhet të jetë më e mirë në mënyrë që të kemi më shumë shanse për të ndalur sulmet e kundërshtarëve. Nëse do na jepet pak kohë jam i sigurt që do ta përmirësojmë këtë aspekt”, u shpreh tekniku bavarez.

Nagelsmann i cili këtë verë morri drejtimin e kampionëve të Gjermanisë është kritikuar nga tifozët jo vetëm për shkak të rezultateve jo të mira në ndeshjet përgatitore, sidomos pas humbjeve me Napolin e Kelnin, por edhe për faktin se si futbollist u rrit në sistemet zinxhir të Munchen 1860 duke qenë edhe kapiteni i skuadrës së 17-vjeçarëve. /GazetaSinjaliSporti/