image Nagavci tregon arsyen pse u përdor Kushtetuta e Serbisë në dokumentin e VV’së

Kosovë

Politikë/ Nagavci tregon arsyen pse u përdor Kushtetuta e Serbisë në dokumentin e VV’së

news image

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se shkresa e kësaj partie dërguar Gjykatës Kushtetuese, e cila i referohet neneve të Kushtetutës së Serbisë është bërë sepse pikërisht këtë po bën Hashim Thaçi dhe LDK, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shkresa jonë për Gjykatën Kushtetuese, me anë të argumenteve juridike, kërkon që në Kosovë të mos veprohet ashtu si e parasheh Kushtetuta e Serbisë, pra si një rrugë që nuk duhet ndjekur, sepse pikërisht këtë po bën Hashim Thaçi dhe LDK. Po veprojnë sipas normave kushtetuese të Serbisë dhe po anashkalojnë nenit 82 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Nagavci në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Më tej, ajo ka shtuar se dekreti i Presidentit të vendit, Hashim Thaçi për mandatimin e kandidatit të LDK-së për Kryeministër, ka ardhur pas marrëveshjes më Listën Sërpska dhe kjo qeveri e synuar do të jetë e varur krejtësisht nga Beogradi.

“Ky është një fakt i pamohueshëm, ashtu sikurse është e dukshme dhe shkelja e Hashim Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij në synimin për të krijuar këtë qeveri”, ka përfunduar ajo./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/1098959407154960?__xts__[0]=68.ARDaih8D8xAhqRzrO171HctDzLf-GlVFKHjOSt0u9PUeyWTaqvUURPGWRgtYdLTFH435F6sNJBtUt-g7PUA2NwKtvt-KsDw1u0rq07s7vYpDxIs-MO9hUgGSGVkj9EyDP8ZOQ8YPjYUQWwGluzizHAcm_lyx7cUxuh5H7N4xHAnjl43DcpOoGO4-g1HDhxKcvBAWnMrUssb6CfZgUs0Vcn7CNV_gzO109BB19PV5Q2oEye8J29tAQ20cOqqmy8DC6eUK2ARG-e0LuciGaMraTjEK0Rmub3-xnU6pikdlayBK4au7NHZGhhS-g1dKAv0W1YSisC8GL4_XAgGQaiqU6g&__tn__=-R