image Nagavci takohet me KOMF-in, zotohet për edukim cilësor për fëmijët - Sinjali

Nagavci takohet me KOMF-in, zotohet për edukim cilësor për fëmijët

news image

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ka pritur në takim përfaqësues nga KOMF-i, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë takim ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, është theksuar se do të bëhet përpjekje maksimale që të ofrohen kushte më të mira dhe edukim cilësor për fëmijët.

Sot, në shënimin e kësaj dite, bashkë me kryeministrin, Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kemi pritur në një takim përfaqësueset e Koalicionit të organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve(KOMF) ku i siguruam se do të bëjmë përpjekje maksimale që të ofrojmë kushte më të mira, trajtim të barabartë dhe arsim e edukim cilësor për të gjithë fëmijët”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ministrja ka shtuar tashmë në Grantin Specifik është paraparë punësimi i 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta. Gjithashtu ajo ka shkruar se parashihet rritja e numrit të psikologëve në shkolla.

“Po ashtu, parashohim rritjen e numrit të psikologëve, pedagogëve e punëtorëve tjerë social në shkolla. Këtë javë do të shpallim edhe konkursin për ndarjen e bursave për nxënës të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) në drejtimet deficitare si dhe bursa për vajza në drejtimet teknike”, ka shtuar ajo./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin