image Nagavci replikon me Thaçin në Twitter: Nuk do të ketë një qeveri të re

Kosovë

Politikë Nagavci replikon me Thaçin në Twitter: Nuk do të ketë një qeveri të re

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendsoje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili tha se javën e ardhshme do të formohet qeveria e re, shkruan Gazeta Sinjali.

Nagavci ka thënë se nuk do të ketë qeveri të re dhe se ky plan i Thaçit, sipas saj, e shkel kushtetutën.

“Nuk do të ketë një qeveri të re. Plani i Thaçit shkel kushtetutën dhe synon të rikthejë palët që i mundësojnë atij të shtyjë përpara marrëveshjet e tij me Vuçiq”, ka shkruar nënkryetarje e VV-së në Twitter.

Ky reagim i Nagavcit ishte mbi postimin e Thaçit i cili tha se është duke i ndërmarr hapat e fundit për mundësimin e formimit të qeverisë së re, javën e ardhshme.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ishte postimi i presidentit./Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/arberienagavci/status/1251944916906840065