Nënkryetarja e Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci i ka reaguar presidentit Hashim Thaçi, pasi ky i fundit në një konferencë për media tha se e urren gjendjen e jashtëzakonshme dhe se ajo nuk është e nevojshme tani.
Ajo e ka akuzuar Thaçin se i ndërron qëndrimet gjithmonë.
“Presidenti Thaçi paska mbajtur konferencë për media për të deklaruar “E urrej gjendjen e jashtëzakonshme”. Janë së paku dy arsye që kjo është deklaratë e pritshme,
E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njejtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve”, ka shkruar Nagavci.
Tutje, ajo ka thënë se tani Thaçit nuk i nevojitet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi “e ka Qeverinë e tij”.
“Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj”, ka shkruar Nagavci. /Gazeta Sinjali/