image Nagavci: Presidenti Thaçi duke qenë i anshëm, po dëshiron të krijojë huti te qytetarët

Politikë

Politikë/ Nagavci: Presidenti Thaçi duke qenë i anshëm, po dëshiron të krijojë huti te qytetarët

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka theksuar se Presidenti Thaçi duke qenë i anshëm dhe kundër LVV-së, po dëshiron të krijojë huti te qytetarët e presion tek LVV -ja.

“Nuk ka nevojë që Presidenti i vendit të bëj presion apo të krijoj huti në kuptim të të drejtës për të propozuar mandatarin. Edhe në rastin e parë sikundër edhe në rastin e dytë, e drejta e propozimit të mandatarit i takon vetëm Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Reagimi i Nagavcit vie pas deklaratës së Presidentit Hashim Thaçi, i cili sot tha se ka nënshkruar vendimin për mandatimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për kryeministër, derisa i ka bërë thirrje që të njëjtin vendim ta pranojë. E në rast të mospranimit, Thaçi tha se është e drejtë e Kurtit që ta refuzojë publikisht që nuk është i gatshëm ta formojë qeverinë.

Postimi i Nagavcit në Facebook:

Presidenti Thaçi duke qenë i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoi huti te qytetarët e presion tek LV! Në aspekt institucional, sipas Kushtetutës së Kosovës, ai nuk ka rëndësi e ndikim në procesin e krijimit të qeverisë.

Përkundër deklaratave dhe interpretimeve të ndryshme në lidhje me formimin e qeverisë, Kushtetuta e përcakton se të drejtën për të propozar mandatarin për formimin e qeverisë e ka vetëm LV!

”Presidenti cakton mandatarin për formimin e qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit”. (Kushtetuta e R.K. neni 84, parag.14).

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka zgjidhur dhe çështjen e shumicës së Kuvendit, e cila sipas interpretimit i takon LV! e cila ka të drejtën që t’i propozojë kandidatin për mandatar, Presidentit të Republikës. Presidenti mund të dekretojë mandatarin, vetëm pasi kjo të ketë ndodhur.

Më tutje Kushtetuta përcakton se , “nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.” (Neni 95 parag.4)

Pra çështja është e qartë dhe nuk ka nevojë që Presidenti i vendit të bëj presion apo të krijoj huti në kuptim të të drejtës për të propozuar mandatarin. Edhe në rastin e parë sikundër edhe në rastin e dytë, e drejta e propozimit të mandatarit i takon vetëm Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërsa sa i përket afatit kohor për propozimin e emrit të mandatarit të parë nga ana e LV!, Kushtetuta është e heshtur.

Ky është argumenti i parë dhe i pakontestueshëm, kurse në favor të këtij interpretimi shkon edhe veprimi praktik i Presidentit, kur pas dorëheqjes së z.Haradinaj, iu drejtua z.Veselit si të parit të PAN-it për të propozuar kandidatin për kryeministër. Përgjigja ishte negative dhe vendi shkoi në zgjedhje.

Pra nuk ka mundësi për zgjidhje tjera. Qeveri të mandatuar nga LV! sipas kësaj që u tha ose zgjedhje të reja. E në interes të vendit është themelimi i institucioneve dhe fillimi i punës për çkapjen e shtetit, për luftimin e krimit e korrupsionit, për zhvillimin e vendit, pra është Qeveria Kurti. /Gazeta Sinjali/