image Nagavci premton që nuk do të ketë ndikime në zgjedhjen e rektorit të ri në UP

Arsim

Nagavci premton që nuk do të ketë ndikime në zgjedhjen e rektorit të ri në UP

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ka kërkuar ndihmën nga partnerët ndërkombëtarë, për ta monitoruar konkursin për zgjedhjen e rektorit të UP-së.

Nagavci ka shkruar se anëtarët e MASHT-it në Këshillin Drejtues, do të jenë të pandikueshëm.

“Dje iu drejtova me një letër zyrtare Ambasadorit të ShBA-së, dhe do t’i drejtojë të njëjtën kërkesë ambasadorëve të tjerë të QUINT-it dhe atij të Bashkimit Evropian, për mbështetje në këtë proces të rëndësishëm, ashtu si edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për përmirësimin e performancës në Universitetin e Prishtinës. Do t’i takojë personalisht akterët ndërkombëtarë në reformat e arsimit të lartë gjithashtu ditëve në vijim për t’iu kërkuar të njëjtën. Të njëjtën do ta bëj edhe me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procese të reformave arsimore që të diskutojë me ta dhe t’iu kërkojë përfshirje direkte në këtë proces”, ka shkruar Nagavci.

Ministrja Nagavci, ka thënë se anëtarët e MAShT-it të Këshillit Drejtues do të organizojnë procesin zgjedhor në formë tërësisht transparente dhe padyshim që do të votojnë/zgjedhin atë kandidate/kandidat që ka rezultuar më i/e miri/a e do të angazhohemi bashkërisht për realizimin e një projekti të ri për UP-në.

“Premtoj, që anëtarët e MAShT-it në Këshillin Drejtues të UP-së do të jenë të pandikueshëm, profesionist, transparent dhe në koordinim me monitoruesit ndërkombëtarë dhe atyre të organizatave të shoqërisë civile. Mekanizmi do të jetë i tillë që, anëtarët e MAShT-it të Këshillit Drejtues do të organizojnë procesin zgjedhor në formë tërësisht transparente, duke u publikuar në ueb-site të UP-së planet/vizionet konkrete programore të secilit kandidat/e dhe duke mundësuar një prezantim publik të këtij programi, përfshirë intervistën. Do të ketë mundësi të adresimit të pyetjeve dhe të çështjeve me interes në analizim të programit, nga secili monitorues dhe person tjetër i interesuar. I gjithë publiku ynë dhe të gjithë ata që monitorojnë do të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë proces. Rezultatet e vlerësimit dhe monitorimit do të publikohen në ueb-site të UP-së, dhe padyshim që anëtarët përfaqësues të MAShT në Këshillin Drejtues do të votojnë/zgjedhin atë kandidate/kandidat që ka rezultuar më i/e miri/a e do të angazhohemi bashkërisht për realizimin e një projekti të ri për UP-në”, tha Nagavci.

“Me Qeverinë tonë, Rektoren/Rektorin do e zgjedh merita e saj/tij, të cilën e konfirmojnë rezultatet e monitorimit dhe zgjedhja do të jetë plotësisht e denjë për misionin e sotshëm dhe historinë që bart ky institucion. Kjo praktikë nuk është zbatuar asnjëherë deri më sot. Unë do të sigurohem dhe garantojë që Rektorja/Rektori i ri në kohën time si Ministre do të jetë një zgjedhje objektive e jo i zgjedhur i diskrecionit i konjukturës së vjetër parapolitike e politike siç ishte në të kaluarën e errët”, shtoi ministrja Nagavci.

/GazetaSinjali/