image Nagavci për tërheqjen e "Contour Global": Edhe një betejë e fituar

Kosovë

Deklaratë/ Nagavci për tërheqjen e “Contour Global”: Edhe një betejë e fituar

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka cilësuar si lajm të mirë, tërheqjen e “Contour Global” nga planet për ndërtimin e Termocentralit, “Kosova e Re”.

Nagavci këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

“Edhe një betejë e fituar. Dorëzohet ContourGlobal. Në legjislaturën e kaluar e kemi kundërshtuar këtë kontratë të dëmshme dhe tani që jemi në qeverisje ky projekt nuk do të realizohet. Një lajm i mirë për vendin në këto ditë vetizolimi. #Angazhohu për gjërat e drejta”, ka shkruar ajo në Facebook.

https://www.facebook.com/anagavci/posts/10157391898399620

Gjatë ditës së sotme, “Reuters”, ka raportuar se kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë kompania me arsyetimin se nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen./Gazeta Sinjali/