image Nagavci nga Gjykata Kushtetuese tregon si mund të krijohet qeveria e re

Kosovë

Nagavci nga Gjykata Kushtetuese tregon si mund të krijohet qeveria e re

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, para mediave tha se sot dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e Kushtetueshmërisë së veprimit të presidentit të Kosovës së datës 23 mars për mosrespektimin e vendimit të qeverisë së Kosovës.

“Në konferencën e tij, në mes të natës për rezistencë qytetare, konkretisht për mos zbatimin e vendimit të qeverisë në lidhje me masat emergjente të adresuara për menaxhimin e situatës për virusin korona”, tha ajo.

Nagavci gjithashtu ka theksuar se qeveria duhet të vazhdojë të funksionojë kështu si ështëm në detyrë dhe të merren me menaxhimin e situatës emergjente.

“Kushtetuta e përcakton saktë në nenin 82, ku pas mocionit shpërndahet kuvendi, është e rëndësishme që tani qeveria të vazhdojë kështu si është në detyrë që të menaxhojmë pandeminë, plani i Vetëvendosjes është të luftohet pandemia, pasi të kalojë kjo situatë atëhere të shkohet në zgjedhje”, tha Nagavci./ Gazeta Sinjali/