image Nagavci: Mocioni në kohën e pandemisë shpërfaq lidhjet e personave të shantazhueshëm

Kosovë

Deklaratë/ Nagavci: Mocioni në kohën e pandemisë shpërfaq lidhjet e personave të shantazhueshëm

news image

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se mocioni i mosbesimit të Qeverisë në kohën e pandemisë, shpërfaqë të vërtetën për lidhjet e vjetra e të pazgjidhura të personave të shantazhueshëm.

“Qeveritë vinë e shkojnë, përderisa ka të tillë që nuk shantazhohen, që interesin e qytetarëve e kanë në rradhë të parë, përkundrejt atyre që zgjedhin të mbeten në llumin ku janë zhytur, ka zgjidhje e shpresë. Ky vend duhet të bëhet se s’bën”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i Arbërie Nagavcit në Facebook:

https://www.facebook.com/anagavci/posts/10157396826784620

Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë së partisë vendosi të iniciojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti. Krejt kjo ndodhi pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm. Ky i fundit u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti, pasi sipas tij ka përhapur panik te qytetarët për koronavirusin./Gazeta Sinjali/