image Nagavci: Kosova nuk ka president fare, Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën

Kosovë

Politikë/ Nagavci: Kosova nuk ka president fare, Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën

news image

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka thënë se Hashim Thaçi nuk është president fare dhe se ai është aty vetëm për ta shkelur Kushtetutën kundër Vetëvendosjes.

“Në fakt, Kosova nuk ka President fare. Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar Nagavci.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar gjithashtu se më parë presidenti i dërgonte nga dy letra në ditë kryeministrit në detyrë ndërsa tani po heshtin.

“Presidenti Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë Kryeministrit në detyrë Kurti. Çka u bë tash që po heshtin e po presin?”, ka shkruar ajo./ Gazeta Sinjali/

Presidenti Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë Kryeministrit në detyrë Kurti. Çka u bë tash që po heshtin…

Posted by Arbërie Nagavci on Monday, April 27, 2020