image Nagavci këshillon opozitën: Reflektoni sepse ju për 20 vjet e keni shkatërruar arsimin

Arsim

Nagavci këshillon opozitën: Reflektoni sepse ju për 20 vjet e keni shkatërruar arsimin

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partitë politike të cilat tani janë në opozitë për 20 vite kanë shkatërruar sistemin arsimor gjersa ato ishin në krye të Qeverisë.

Ajo në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga opozita që të reflektojnë duke shtuar se kritikat e tyre janë të paqëndrueshme.

Po pajtohem gjendja në arsim është larg rezultateve që ne synojmë dhe kjo nuk ka ndodh rastësisht por janë dy dekada të ndërhyrjeve brutale të partive politike në arsim. Të reflektoni mbi ndikimet të cilat i keni pasur në këtë sektor”, ka thënë Nagavci.

/GazetaSinjali/