Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se MAShTI nga ky vit do të fillojë me gjurmimin e të diplomuarve në shkollat profesionale dhe në Qendrat e Kompetencës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se kanë filluar reformat kyçe për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tregut të punës dhe cila është relevanca e profileve të studimit me vendin e punës.
“Gjurmimi i të diplomuarve do të ofrojë për herë të parë evidencë, e cila do të udhëzojë rishikimin e profileve të studimeve të shkollave profesionale dhe do të rrisë përgjegjësinë në shkollë për një ofertë më cilësore të studimeve”, ka shkruar Nagavci në facebook.
Tutje ajo ka shkruar se: “jemi të përkushtuar për ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës dhe ky përkushtim i joni tashmë do të marr trajtën e duhur!”.