image Nagavci: Zgjedhja e Haradinajt president po synohet të bëhet përmes pazareve politike

Politikë

Nagavci: Zgjedhja e Haradinajt president po synohet të bëhet përmes pazareve politike

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka deklaruar se vendi duhet të përgatitet për zgjedhjet e reja dhe për presidentin.

Sipas saj, zgjedhja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për president të vendit po synohet të bëhet përmes pazareve politike.

“Zoti Haradinaj është vetëshpallur si një prej kandidatëve për president. Me 30 nënshkrime ata (grupi i AAK-së) mund ta propozojnë Haradinajn për president. Por, çështja është se, ata pretendojnë ta arrijnë këtë përmes pazareve politike që është një gjë krejtësisht e gabuar”, u shpreh ajo në Oranews, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Nagavcit, Thaçi duhej të kishte një rol unifikues, por për fat të keq nuk e bëri një gjë të tillë./Gazeta Sinjali/