image Nagavci akuzon Qeverinë Hoti, thotë se po bën plane të kota me presidentin Thaçi

Politikë

Nagavci akuzon Qeverinë Hoti, thotë se po bën plane të kota me presidentin Thaçi

news image

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka lëshuar akuza ndaj Qeverisë Hoti duke thënë se është shndërruar në qeveri të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.

Nagavci thotë se për vetëm tre muaj Lidhja Demokratike e Kosovës nga Aprovimi i Programit Parimor të Qeverisë Kurti, nga të qenit pjesë e një Qeverie që ka buruar nga vullneti i qytetarëve, kaloi te heqja e reciprocitetit me Serbinë dhe formimit të një qeverie jo legjitime.

“Nga reciprociteti me Serbinë te nënshtrimi ndaj Serbisë akoma pa filluar dialogu, kjo pra është Qeveria jo legjitime, që kot dhe po i bënë planet me presidentin e saj. Plane që s’do mund të realizohen, sepse qytetarët edhe një herë do t’ua tregojnë vendin”, ka shkruar Nagavci. /Gazeta Sinjali/.

https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/1127905980926969?__xts__[0]=68.ARDLMKlzv0gXbyD0n6lsAgTTXGSPrrSPQ35URDmWBnIY2SbytuYvTCClCTO4Jrt-nmnl4XCxBBwDok3z3AZiJB9zNdgfwykV1T2Zdd0rXOVhDdr0RR97z1DSjaoJWaCfF9_UUY1DKTlUi26dTHxKWP4_kP_3zgbVITqUaUBLStzuKOPEIVakZ7nQliTYqPNS9tj71dgguCI8N_ot9nhDXSxkLC-OAERqu980FIqesBLj-4-xJbmM6F2JQ5RAdilTuroocrf8_JNi0PeH-2v8N29Pfq1_wx9rJlhvQ5JJ78uRAsWIAjuC09sTKziYT1BfAlcTaBrLiC_5HxXIwkPsOHOXTw&__tn__=-R