Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka lëshuar akuza ndaj Qeverisë Hoti duke thënë se është shndërruar në qeveri të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.
Nagavci thotë se për vetëm tre muaj Lidhja Demokratike e Kosovës nga Aprovimi i Programit Parimor të Qeverisë Kurti, nga të qenit pjesë e një Qeverie që ka buruar nga vullneti i qytetarëve, kaloi te heqja e reciprocitetit me Serbinë dhe formimit të një qeverie jo legjitime.
“Nga reciprociteti me Serbinë te nënshtrimi ndaj Serbisë akoma pa filluar dialogu, kjo pra është Qeveria jo legjitime, që kot dhe po i bënë planet me presidentin e saj. Plane që s’do mund të realizohen, sepse qytetarët edhe një herë do t’ua tregojnë vendin”, ka shkruar Nagavci. /Gazeta Sinjali/.