image Naftëtarët optimistë se me ligjin e ri do të hiqet monopoli edhe te karburantet

Financa

Naftëtarët optimistë se me ligjin e ri do të hiqet monopoli edhe te karburantet

news image

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës besojnë se do të eliminohen monopolet në industrinë e karburanteve me miratimin e ligjit të naftës, me të cilin do të saktësohet se Dogana e Kosovës është përgjegjëse për kontrollimin e cilësisë së karburanteve dhe jo siç po ndodh tani, kur një kompanisë private i është dhënë kjo e drejtë duke gjeneruar miliona euro të hyra, transmeton Gazeta Sinjali.  

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani thotë se shqetësimin e tyre  për këtë lloj monopoli e kanë ngritur tek Qeveria e Kosovës, e cila sipas tij ka dhënë shenja pozitive se kërkesat e tyre do të merren parasysh.

“Të gjitha kërkesat tona, të naftëtarëve, të inkorporohen në Ligjin e naftës, i cili është duke u draftuar dhe besoj se Ligji i naftës do të kalojë tash pas 12 viteve, pasi që 12 vite për interesa personale Ligji i naftës nuk ka kaluar, tashmë burokracitë që kanë qenë deri më tash do të eliminohen.

Shoqata e Naftëtarëve nuk është kundër markimit të derivateve të naftës, por ne jemi pro asaj që Dogana e Kosovës të kryejë këtë punë siç e kryejnë të gjitha shtetet e botës dhe Evropës, e jo t’i jepet një kompanie private”, thotë ai./GazetaSinjali/