image Naftëtarët kundërshtojnë vendimin e AKK-së për dënimin e 14 kompanive

Kosovë

Reagim/ Naftëtarët kundërshtojnë vendimin e AKK-së për dënimin e 14 kompanive

news image

Për dënimin që iu bë 14 kompanive të derivateve me gjobë mbi 4 milionë euro, ka reaguar Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës duke kundërshtuar vendimin e AKK-së për shqiptimin e masës ndëshkuese.

Përmes një komunikate për media, kjo shoqatë thotë se nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje për çmimin e naftës në mes të operatorëve të këtij sektori dhe se marrja e këtij vendimi është e bazuar kryesisht në insinuata.

“Shoqata e Naftarëve të Kosovës kundërshton fuqishëm vendimin e AKK për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës, duke e cilësuar si vendim arbitrar. Shoqata, fuqishëm deklaron se nuk ka patur asnjëherë marrëveshje për çmimin e naftës në mes të operatorëve të këtij sektori dhe se marrja e këtij vendimi është e bazuar kryesisht në insinuata’, shkruhet në reagim./ Gazeta Sinjali/