Rafael Nadal dhe Novak Djokovic do të përballen edhe njëherë tjetër ndaj njëri-tjetrit.
Dyshja janë takuar gjithsej 58 herë në karrierë, ku serbi prin me 30 fitore, karshi 28 të Nadal.
Para kësaj ndeshje, Nadal ka paralajmëruar se meçi ndaj serbit mund të jetë ndoshta i fundit për të.
Kjo për arsye të lëndimeve të vazhdueshme që ka në këmbë muajve të fundit.
“Mund të jetë ndeshja ime e fundit në Roland Garros dhe do të doja ta luaja atë gjatë ditës. Në këtë fazë të jetës dhe karrierës sime, gjithçka mund të ndodhë me gjithçka që kam. Nuk e di se si do të vazhdojë karriera ime. Unë thjesht po përpiqem ta shijoj atë dhe të vazhdoj të jetoj ëndrrën time për të luajtur tenis dhe për të arritur në raundet e fundit në Roland Garros. Kam kaluar një proces të komplikuar me këmbën time dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë me karrierën time. Çdo ndeshje për mua mund të jetë e fundit në Roland Garros”, ka deklaruar Nadal.
Nadal dhe Djokovic do të takohen të martën në rrethin çerekfinal të Roland Garros.
Spanjolli prin bindshëm si lojtari më i suksesshëm në këtë turne, duke e fituar trofeun plot 13 herë.