image Nadal mposht Gjokoviçin në finale të Italian Open

Sporte të tjera

Nadal mposht Gjokoviçin në finale të Italian Open

news image

Rafael Nadal ka fituar titullin e tij të dhjetë personal në “Italian Open”, pasi mposhti rivalin Novak Gjokoviç, me rezultat 2-1 në sete, raporton Sinjali Sport.

Spanjolli e fitoi setin e parë, pasi shkuan në “tie break” (7-5).

Mirëpo, serbi e dominoi spanjollin në setin e dytë duke e mposhtur 6-1.

Megjithatë, Nadal u kthye fuqishëm në setin e tretë duke e demoluar 6-3 dhe për t’u shpallur kampion në turneun italian.

“Kam pasur një javë pozitive dhe jam shumë i gëzuar”, tha Nadal pas ndeshjes.

Spanjolli pas fitores së tij në “Italian Open”, vazhdon përsëri në fushën e llojit të njëjtë, për të mbrojtur titullin e tij në Roland Garros, që edhe njihet si turneu i preferuar i 34 vjeçarit. /Gazeta Sinjali Sporti/