image Nacionalistët serbë u nisën për në Kosovë, kjo ishte arsyeja që u detyruan të kthehen prapa

Rajon

Nacionalistët serbë u nisën për në Kosovë, kjo ishte arsyeja që u detyruan të kthehen prapa

news image

Udhëheqësi i lëvizjes Leviathan, Pavle Bihali, ka tentuar të futet në Kosovë por ai u kthye sepse i kërkuan testin PCR në pikën kufitare në Bërnjak.

Këtë e bëri të ditur, Bihal përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se nuk ka shansë të hynë në Kosovë pa testin PCR.

“Veriu i Kosovës mund të kalohet vetëm në këmbë. Gjithçka është ende e bllokuar. Dhe një paralajmërim: kërkohen teste të PCR. Pra pa asnjë shans që ju t’i afroheni asaj,” tha Bihali në një video.

Bihali është udhëheqësi i lëvizjes Leviathan, e cila, nën maskën e luftimit për të drejtat e kafshëve, ndjek qëllime ekstremiste dhe nacionaliste që synojnë krijimin e të ashtuquajturit “Bota serbe”.

Ngjarja e sotme shkaktoi një ortek komentesh humoristike, ku një prej tyre ishte: “Bir bushtre, ik në luftë sapo të përfundojë testi i PRC.”/GazetaSinjali/