image “Na preku e na pa egër,” shqiptarët tregojnë pse rrahën për vdekje 42-vjeçarin grek jashtë një lokali

Rajon

“Na preku e na pa egër,” shqiptarët tregojnë pse rrahën për vdekje 42-vjeçarin grek jashtë një lokali

news image

Dy arrestime janë bërë sot për vrasjen e një 42-vjeçari në Rafinë të Athinës, mbrëmjen e së dielës. Të dy të arrestuarit, sipas raportimeve, janë shqiptarë, por njëri ka nënshtetësi greke. Dimitris Kordas u dhunua nga një grup prej pesë shqiptarësh të dielën në një lokal nate “Sante Rock Bar”.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, nga dëshmia e dhënë në polici, gjithçka ka nisur për motive banale. Si duket, ndërsa shkonte në tualet, 42-vjeçari ka prekur një prej tyre dhe i “ka parë egër”. Dhe më pas, pasi dolën nga lokali, ata e pritën  kur ai doli me të dashurën e tij, dhe e dhunuan për vdekje.

Dy të rinjtë që ndodhen në pranga janë ata që kanë goditur 42-vjeçarin, ndërsa pjesa tjetër e grupit nuk është përfshirë drejtpërdrejt në rrahjen e tij, megjithatë ata janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia.

Autoritetet i arrestuan sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë, si dhe në kamerat e lokalit që filmuan automjetin me të cilën u arratisën autorët, shkruan abcnews.

Tashmë, autoritetet do të përpiqen që të zbulojnë se cili nga dy të arrestuarit ka qenë ai që e goditi Kordas në kokë me dorezë hekuri duke i shkaktuar vdekjen.

/GazetaSinjali/