image “Na i hodhi dokumentet fytyrës”, gazetarja shpërthen në lot - u keqtrajtua me vajzën në krah në spitalin e Tetovës

Rajon

“Na i hodhi dokumentet fytyrës”, gazetarja shpërthen në lot – u keqtrajtua me vajzën në krah në spitalin e Tetovës

news image

Janë aty për t’u kujdesur rreth shëndetit të qytetarëve në nevojë, por ashtu siç raportojnë të njëjtit, jo gjithherë mjekët mbajnë premtimin për të cilin edhe janë betuar, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë natës së djeshme, gazetarja shqiptare e Maqedonisë së Veriu, Liridona Vejseli është përballur me një keqtrajtim nga stafi i Repartit të ORL-së së Tetovës, kryesisht nga mjekja kujdestare, pasi e njëjta kishte shkuar pas mesnatës për të kërkuar ndihmë mjekësorë për vajzën e saj të vogël, që siç shprehet vetë ajo, po lëngonte.

Fillimisht ajo shkoi në repartin e pediatrisë, aty ku mjekja kujdestare i tha që shqetësimi i fëmijës nuk ka të bëjë me aspektin pediatrik, por duhet të bëjë një kontroll për veshët.

Me vajzën në krah, Liridona niset për në repartin e ORL-së, atje ku pretendon se mjekja kujdestare, Vjosa Elezi as nuk i shikoi në sy, teksa me një “sjellje arrogante” thotë se ia hodhi dokumentet në fytyrë.

“Na tha se duhet të keni udhëzim. Unë i tregova se ne kërkuam udhëzim te reparti i Pediatrisë, por ato na thanë se duhet të vijmë direkt këtu. Mjekja na i hodhi dokumentet në fytyrë dhe menjëherë u largua nga zyra”.

“I bëjë thirrje ministrit të Shëndetësisë, që menjëherë të marr masa për këtë mjeke arrogante, super arrogante, me fëmijun në krahë që lëngon, e cila nuk mundi sytë të na i hedhi. A jeni normal? Ku është humanizmi në këtë shtet?”, u shpreh ajo teksa shpërtheu dhe në lot.

Rrëfimi i saj në vazhdim: VIDEO

/GazetaSinjali/