image Mytaher Haskuka tregon se a do të hiqet shtatorja e Skënderbeut nga Prizreni

Kosovë

Mytaher Haskuka tregon se a do të hiqet shtatorja e Skënderbeut nga Prizreni

news image

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka folur rreth shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu të vendosur para dy ditësh në këtë qytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Haskuka thotë se pas shumë kritikave në rrjete sociale dhe nga fusha e artit, do të formohet një komision i përbërë nga artistë dhe historianë që do të bëjnë vlerësimin e duhur për këtë.

“Nëse shikoni aty, është shkaba dy krenare, shqiponja unë nuk e shikoj një element të tillë. Ai është luftëtar i shqiptarëve ndaj është në Prizren. Shtatorja e ka edhe flamurin është me shqiponjë, nuk ka elemente që po flitet këtu. Unë për këtë rast do të formoj komision ta vlerësojmë dhe të japin rekomandimin.

Unë pranoj debatin, jam i hapur për kritika. Duhet të kemi kujdes në bërjen e kritikave të mos shkojmë ne censurën e artisteve, do të analizohet brenda strukturuarave publike. Por në vend të informojnë kanë dezinformuar dhe ky debat duhet të shkojë në drejtimin se si ka ndodhur kjo ngjarje”, tha Haskuka në TopChannel./Gazeta Sinjali/