Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka vizituar sot xhaminë e djegur të Vërbocit të Drenasit.
Myftiu ka thënë se kjo xhami ka përmbajtur vlera jashtëzakonisht të mëdha historike dhe tradicionale të vendit tonë, teksa ka kërkuar që kryerësit e kësaj vepre të dalin sa më parë para drejtësisë.
Ai ka thënë se arkitektët e Bashkësisë Islame do ta vlerësojnë dëmin se çfarë mund të bëhet me pjesën e objektit të xhamisë që ka mbetur.
Kjo xhami ishte ndërtuar në vitin 1566 dhe kishte qenë xhamia e dytë më e vjetër në rajonin e Drenicës.
Ndërkohë që xhamia e re në këtë fshat është ndërtuar në vitin 2014 dhe është shumë afër xhamisë së vjetër.
Xhamia që është djegur të premten nuk kishte qenë në shfrytëzim të besimtarëve, por kishte qenë e hapur për vizitorë./Gazeta Sinjali/