Përkundër rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe vendimit të qeverisë për ndalimin e mbajtjes së ndejave me mbi 50 persona, një lokal në Fushë Kosovë po mban ndejë me muzikë live, shkruan Gazeta Sinjali.
Lokali “Peppermint” i cili gjendet në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë ka organizuar ndejë e cila ka filluar në orën 20:00 dhe do të vazhdojë deri në ora 00:00.
Njoftimin për organizimin e kësaj ndeje, lokali e ka postuar edhe në rrjetin social Facebook.
Banorët e kësaj rruge janë shprehur të shqetësuar për këtë organizim në kohë pandemie.
Njëri nga ta ka thënë për Gazetën Sinjali ka thënë se lokali në fjalë organizon mbrëmje m emuzikë live çdo të premte. Ai tha se për këtë gjë i kanë njoftuar të gjitha institucionet kompetente, por deri tash thonë se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim./Gazeta Sinjali/