image Mustafi pas rizgjedhjes kryetar i KKSh-së: Vazhdojmë bashkë, për më shumë Amerikë, Shqipëri dhe Kosovë në Luginë

Rajon

Mustafi pas rizgjedhjes kryetar i KKSh-së: Vazhdojmë bashkë, për më shumë Amerikë, Shqipëri dhe Kosovë në Luginë

news image

Shqiptarët në Serbi dje kanë votuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe sipas rezultateve kryetar i KKSh-së është rizgjedhur Ragmi Mustafi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nëpërmjet një postimi në profilin e tij ka shkruar se kjo është fitore e shqiptarëve.

Ai më tej ka përgëzuar rivalët për rezultatin e tyre, duke shpreh gatishmërinë për bashkëpunim.

“Këshillin Kombëtar Shqiptar do ta zhvillojmë edhe më shumë. Nuk kemi kohë për të humbur. Do të fillojmë komunikimet me përfaqësuesit e partnerëve të ardhshëm për ta konsoliduar përbërjen e re qeverisëse. Vazhdojmë bashkë. Për më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Luginë. Për më shumë Amerikë”, tha kryetari Mustafi.

/GazetaSinjali/