image Mustafi e quan Arifin patericë të Vuçiqit e Daçiqit: Gërdia e Preshevës

Politikë

Mustafi e quan Arifin patericë të Vuçiqit e Daçiqit: Gërdia e Preshevës

news image

Kuvendi Komunal i Preshevës sot (e diel) ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, e cila ngjalli reagimi të shumta dhe kritika për mënyrën e thirrjes së kësaj seance dhe mbajtjen e saj.

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani tha se për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal në Preshevë, është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për zgjatje të jetës politike të Shqiprim Arifit, derisa këtë të fundit e akuzoi për bashkëpunim me Beogradin.

Ndaj mbajtjes së kësaj seance ka reaguar edhe Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Mustafi e ka akuzuar Arifin për pazare me Vuçiqin duke e quajtur patericë të presidentit serb dhe kryediplomatit Ivica Daçiq.

“Turpi i së dielës. Pazari i së shtunës. Pushtet i shantazhit. Paterica të Vuçiqit e Daçiqit. Gërdia e Preshevës”, ka shkruar Mustafi, derisa ka shpërndarë një fotografi nga mbledhja e sotme. 

https://www.facebook.com/ragmi.mustafa/posts/pfbid02Hdd8pU3myZCmkL33QdcuJMK5D2BMD6J2sugXeP1srEBNE6HjfwRATiPQKR6tbH5Zl?cft[0]=AZXIoHn5ZDubzYh2B6uyWz8LefwYDrO-xARPs5jTaggek6sCcj06KHo0BHG7T0Yr_MctL3p-2Tg08H3h1z1qNkXcsqhJx90t6KFQdXYpNaFY4AAXeSfu9Nh7Q0-SKeuEWbpKEoAFu_TPRPQ8ZR07tjEU3DUPcFHMx0QtEqDJSdklbg&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/