Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në nëntë vjetorin e rënies së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Mustafa është shprehur sot janë bërë 9 vite nga vrasja e një prej policëve më të mirë të Kosovës, Enver Zymberi i cili ra në një operacion policor për të vënë nën kontroll pikat doganore dhe ato të kufirit në pjesën veriore të Kosovës.
Postimi i plotë:
Kryetari Mustafa, përkujton Heroin e Kosovës, Enver Zymberi.
Sot, janë bërë 9 vite nga vrasja e një prej policëve më të mirë të Kosovës, Enver Zymberi i cili ra në një operacion policor për të vënë nën kontroll pikat doganore dhe ato të kufirit në pjesën veriore të Kosovës.
Zymberi ra heroikisht në krye të detyrës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Në emër të LDK-së dhe të gjitha strukturave tona shprehim nderimet më të larta për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi.
Ndihemi krenar për heroizmin e tij por njëkohësisht kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ato vajza dhe ata djem që dhanë shembull të sakrificës së jashtëzakonshme për shtetndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës.
Lavdi, Heroit të Kosovës Enver Zymberi!/Gazeta Sinjali/