Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar për sulmet që po i bëhen kryeministrit Avdullah Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë sebe.
Sipas Mustafës, VV-ja nuk po e dinë se çfarë po thotë, pasi që në njërën anë po e kundërshton themelimin e kësaj bashkësie, ndërsa në anën tjetër thonë se e mbrojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili e kishte mbështetur krijimin e këtij Asociacioni.
Postimi i plotë i Isa Mustafës pa ndërhyrje:
A po dinë çfarë po thonë?!
Po i përcjell sulmet që po i bëhen Kryeministrit Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, në njërën anë dhe nga Presidenti i Serbisë, në anën tjetër, lidhur me Asociacionin (apo “Zajednicen, me gjuhën e VV-së). VV ishte shprehur sot për mediat: “…. ne do ta mbrojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nga kushdo e posaçërisht nga kryeministri ilegjitim Hoti”. Ndërkaq, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë: Gjykata Kushtetuese, ne mbështetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetutes, ne mbështetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se punës, ne seancën e mbajtur me 21 dhjetor 2015, me shumice votash VENDOS
I. TE DEKLAROJE kerkesen te pranueshme;
II. TE KONSTATOJE qe Asociacioni/Bashkesia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç eshte parapare me Marreveshjen e Pare, te ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Kosoves dhe shpallur nga Presidentja e Republikes se Kosoves;… Kjo le të konstatohet se LVV pajtohet të themelohet Asociacioni sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga z. Thaçi, ashtu siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Ndërkaq, Vuçiqi ishte pajtuar në Marrëveshjen mbi parimet, të cilën e nënshkruam në vitin 2015 që Asociacioni do të themelohet pasi që Gjykata Kushtetuese konstaton se vendimi i Qeverisë dhe Statuti, (përfshirë edhe ndryshimet e tij) janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Kjo dispozitë nuk gjendet në Marrëveshjen e Parë! IM/Gazeta Sinjali/