image Mustafa vlerëson rolin e SHBA-së dhe BE-së në dialogun me Serbinë, kërkon liberalizimin e vizave

Kosovë

Politikë/ Mustafa vlerëson rolin e SHBA-së dhe BE-së në dialogun me Serbinë, kërkon liberalizimin e vizave

news image

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se vetëm me SHBA-të mund të përmbyllet Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë, sidomos pasi Grenell ka siguruar se SHBA-të nuk parashohin shkëmbim të territorit.

“Në situatën aktuale të realpolitikës është e rëdësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me SHBA-të dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në këtë proces. Jam shumë i bindur se vetëm me SHBA-të mund të përmbyllet Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë. Për më tepër kur i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell u shpreh se SHBA-të nuk parashohin shkëmbim të territorit. Kjo edhe e bënë tarifën instrument të parëndësishëm të preventimit të dialogut për territorin”, ka thënë ai.

Musafa poashtu ka thënë se duhet të vlerësohet roli i BE-së në procesin e dialogut, por ai ka theksuar se duhet të largohet regjimi i vizave pasi sipas tij “izolimi është një tarifë e skajshme e BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës”.

“Poashtu duhet të vlerësohet roli i BE-së në këtë proces dhe i përfaqësuesit të lartë, z. Borell. Për aq sa duhet të vlerësohet pritja e drejtë e qytetarëve të Kosovës që ata të trajtohen nga BE si qytetarë evropian dhe se do tu hiqen prangat e lëvizjes së lirë përmes liberalizimit të vizave si rezultat edhe i këtij procesi. BE dhe shtetet e caktuara duhet të heqin paragjykimet ndaj Kosovës, sepse izolimi është një tarifë e skajshme e BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës”.

Mustafa ka potencuar se SHBA-të po i japin dinamikë dialogut dhe sipas tij duhet të shfrytëzohet ky moment për të përmbyllë dialogun me Serbinë.

“Aktualisht vërehet qartë se procesit të dialogut po i japin dinamikë dhe fuqi të veçantë SHBA-të në personalitetin e fuqishëm të Ambasadorit Grenell.
Kosova, për bindjen time, ka nevojë të shfrytëzoj këtë situatë për të përmbyllë dialogun me Serbinë. SHBA-të kanë qenë lidere të pavarësisë së Kosovë. SHBA-të mund të jenë lidere efektive të përmbylljes së problemeve që i kemi me Serbinë dhe e një politike për ringjallje ekonomike të Kosovës.
Thënë shkurt, asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-në”, ka thënë Isa Mustafa. /Gazeta Sinjali/