Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka vizituar sot vreshtarët, blegtorët dhe kultivuesit e pemëve dhe fidanëve në Rahovec.
Kësaj vizite iu bashkangjit edhe kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, shkruan Gazeta Sinjali.
“Bashkë me kryetarin Smajl Latifi vizituam vreshtarët, blegtorët dhe kultivuesit e pemëve dhe fidanëve në Rahovec për të parë nga afër zhvillimet dhe sfidat gjatë pandemisë dhe për t’i njoftuar nga afër me programet mbështetëse. @ Rahovec “, ka shkruar Mustafa./Gazeta Sinjali/