image Mustafa: Veseli po i keqpërdorë institucionet për fushatë

Zgjedhjet/ Mustafa: Veseli po i keqpërdorë institucionet për fushatë

news image

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka kërkuar urgjentisht nga ish-koalicioni PAN, t’i ndalojnë keqpërdorimet e mjeteve dhe institucioneve tjera, ku sipas tij po përdoren për interesa të partive.

Ai ka drejtuar akuza në drejtim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, që sipas tij, po i keqpërdorë asetet e institucioneve për të bërë fushatë zgjedhore.

“Kreu i PDK-së urgjent t’i ndalojë keqpërdorimet edhe pas përfundimit të mandatit të tij si kryetar i Kuvendit. Është e papranueshme që kreu i PDK-së të vazhdojë të ketë qasje të keqpërdorimit të pasurive dhe institucioneve shtetërore për interesa të ngushta të partisë së tij siç është rasti në QKUK, Akademinë për Siguri Publike, ATK e Doganë”, ka thënë Mustafa.

Një kërkesë të tillë, zëdhënësi i LDK-së e ka drejtuar edhe te partitë e tjera të ish-koalicioni PAN.