image Mustafa: Vendimet e Kurtit përmes gojës së ministrit të Shëndetësisë, kapërcejnë çdo kufi demokratik

Kosovë

Deklaratë/ Mustafa: Vendimet e Kurtit përmes gojës së ministrit të Shëndetësisë, kapërcejnë çdo kufi demokratik

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se vendimet që i mori mbrëmë qeveria përmes gojës së ministrit në detyrë të Shëndetësisë janë shqetësuese dhe kapërcejnë çdo kufi të një shteti demokratik.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, tha se qeveria në detyrë nuk po respekton Kushtetutën e Kosovës dhe se disa ministri të caktuara janë bërë vet ligji.

“Sipas këtyre vendimeve, qytetarët e Kosovës nuk janë qytetarë me të drejta të garantuara kushtetuese. Qeveria në detyrë nuk është qeveri e një shteti parlamentar. Ajo nuk po e respekton Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ministritë e caktuara janë bërë vet ligji”, ka shkruar Mustafa.

 Ai gjithashtu tha se pakoja më e mirë është që të krijohet një qeveri e re me logjikë qeverisëse./ Gazeta Sinjali/