Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e 12-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se institucionet duhet çdo ditë të respektojnë aktin më të lartë juridik në vend, në mënyrë që të kemi një shtet modern, demokratik dhe të avancuar.
Duke uruar qytetarët e vendit me rastin e kësaj dite, kryetari Mustafa tha se Kushtetuta e Kosovës ngërthen sakrificën dhe angazhimin e gjeneratave të tëra që punuan dhe u flijuan për lirinë që ne sot gëzojmë.
“Më 9 prill 2008, Kosova u radhit si shumë shtete të zhvilluara që ta bëjë respektimin e të drejtave të njeriut, garantimin e paqes dhe demokracisë si vlera themelore të njerëzimit. Ky dokument i dha jetë pavarësisë së Kosovës. Shteti i së drejtës duhet të jetë mision për të gjithë ne, dhe realizimin e këtij definicioni duhet ta mundësojmë të gjithë bashkërisht që të kemi një shtet demokratik dhe t ë përparuar. Institucionet tona duhet çdo ditë të punojnë konform neneve të kësaj kushtetute në mënyrë që ta kemi një shtet modern, model të cilin e kemi synuar”, është shprehur Mustafa. /Gazeta Sinjali/