Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit të Kosovës.
Mustafa, në profilin e tij në Facebook, përcjellë Gazeta Sinjali, shkruan se ‘zgjedhja e Vjosës nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit’.
Postimi i plotë i tij:
Për herë të parë në historinë e Kosovës, një grua është zgjedhur në postin e kryeparlamentares. /Gazeta Sinjali/