image Mustafa uron Kurban Bajramin: Këtë frymë ta kultivojmë gjithmonë

Kosovë

Urim/ Mustafa uron Kurban Bajramin: Këtë frymë ta kultivojmë gjithmonë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka uruar sot për festën e Kurban Bajramit. Ka thënë se festat fetare i thyejnë të gjithë kufijtë, duke lënë anash mos pajtimet politike, sociale, mosdurimet dhe mospërfilljet.

Në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se solidarizimi mes njerëzve duhet të jetë edhe jashtë festave fetare.

“Festat tona fetare i thyejnë kufijtë ndërmjet nesh. Kufijtë politik, social; mosdurimet dhe mospërfilljet. Solidarizohemi me njëri-tjetrin dhe kuptohemi më mirë. I lutemi zotit për paqe, mirëqenie dhe dashuri. Për barazi! Frymë kjo, e cila meriton ta kultivojmë edhe atëherë kur nuk kemi festa. Me fat Festa e Bajrami”, ka shkruar Mustafa në Facebook./Sinjali/