Udhëheqësit politik të Kosovës kanë reaguar pas emërimit të ambasadorit Richard Grenell, shef të Inteligjencës Kombëtare amerikane, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas presidentit Thaçi dhe zëvendëskryeministrit Hoti, për detyrën e re Grenellin e ka uruar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se është i bindur që ambasadori Grenell do të vazhdojë të udhëheq proceset e rëndësishme për Kosovën.
“Urime ambasador Richard Grenell për emërimin tuaj nga presidenti Donald Trump për të udhëhequr Inteligjencën Kombëtare. Jam i bindur se ju do të vazhdoni të udhëhiqni procese të rëndësishme edhe për Kosovën , përfshirë planin tuaj për zhvillimin ekonomik dhe dialogun”, ka shkruar Mustafa./Gazeta Sinjali/