Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
Mustafa tha se festa e Kurban Bajramit është mundësi e mirë për t’i bashkuar familjet tona dhe të reflektojmë ndjenjën fisnikëruese shpirtërore.
“Vlerat e festës së Kurban Bajramit manifestohen përmes devotshmërisë, solidaritetit, tolerancës dhe bartin porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore. Festa e Kurban Bajramit është mundësi e mirë për t’i bashkuar familjet tona dhe të reflektojmë ndjenjën fisnikëruese shpirtërore”, përfundoi urimin e tij, Mustafa./Sinjali/