image Mustafa: Uroj deputetët që e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Politikë

Mustafa: Uroj deputetët që e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka uruar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, për miratimin në lexim të parë për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se miratimi në lexim të parë i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale nga pandemia COVID-19.

Mustafa uroi deputetët që e votuan këtë projektligj, ndërsa i inkurajoi deputetët të kenë bashkëpunim mes vete, si në pozitë, por edhe në opozitë.

“Inkurajoj një bashkëpunim racional të të gjitha grupeve parlamentare dhe të të gjithë deputetëve dhe Qeverisë në plotësimin dhe begatimin e këtij projektligji në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës deri në aprovimin e tij si Ligj në leximin e dytë”, shkroi Mustafa. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3334256346640579