image Mustafa: Unë e kisha paralajmëruar Kurtin, ai nuk dha përgjigje

Kosovë

Mustafa: Unë e kisha paralajmëruar Kurtin, ai nuk dha përgjigje

news image

Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Isa Mustafa tha se ai e kishte paralajmëruar Kurtin që tarifa 100 për qind duhej të hiqej pa kushte pasi kështu kërkonte SHBA-ja, por se ai nuk kishte dhënë asnjë përgjigje.

“Unë e kisha paralajmëruar që tarifa të hiqet pa kushte, të merremi vesh me SHBA-në, por ne nuk kishim asnjë përgjigje nga Kurti, pasi ne e dorëzuam mocionin, Kurti doli me qëndrim që të hiqet taksa 100 për qind”, u shpreh Mustafa.

Ai gjithashtu, theksoi se kryeministri nuk dëshironte ta hiqte tarifën ashtu siç kërkonte SHBA-ja, dhe si pasojë e kësaj filluan veprimet e SHBA-së.

“SHBA-ja filloi menjëherë me tërheqjen e investimeve, pastaj edhe paralajmërimet për heqjen e trupave amerikane, unë bisedova me kryeministrin, që të gjejmë një gjuhë të përbashkët, por për fat të keq nuk gjetëm”, tha ai.

Mustafa tha se ka pasur kërkesë eksplicite nga SHBA-ja për heqjen e tarifës, prandaj janë pajtuar që në marrëveshje me ta të sjellin reciprocitetin./ Gazeta Sinjali/