Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Lumir Abdixhiku, ka kërkuar vet që të tërhiqet nga posti i Ministrit të Infrastrukturës.
Abdixhiku është i vetmi nga ministrat e LDK-së të qeverisë paraprake që nuk është pjesë e Qeverisë Hoti.
“Ne kemi diskutuar mbrëmë. Abdixhiku e ka njoftuar Hotin që nuk është i interesuar që edhe më tutje të vazhdojë të jetë në qeveri. E kemi pranuar arsyetimin e tij dhe e kemi liruar, por natyrisht se do të ketë hapësira të tjera që t’i bëjë punët që ai vlerëson se mund t’i bëjë më së miri në LDK”, ka thënë Mustafa pas formimit të Qeverisë Hoti.
Ish-ministri i Infrastrukturës nga radhët e LDK-së, ka reaguar pas formimit të qeverisë së re, ku tha se sot ishte dita e tij e fundit në detyrë.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se sot për të është dita e parë e rikthimit në normalitet./Gazeta Sinjali/