Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mohuar që në këtë subjekt të ketë qenë temë diskutimi një përjashtim i nënkryetares Vjosa Osmani.
“Në asnjë rast nuk është diskutuar për largimin nga LDK të Osmanit. Ka pasë vërejtje lidhur me mosrespektimin e disa deputetëve, përfshirë edhe Osmanin për qëndrimet për mospërkrahjen e zgjedhjes së Qeverisë”, është shprehur Mustafa.
“Ne në LDK mendojmë se nuk ka të arritur më të madhe për një subjekt sesa të marrë përgjegjësinë për të krijuar Qeverinë dhe të mos dështojë”, ka thënë ai për Arbresh.info.
Mustafa ka pohuar se lidhur me këto çështje nuk ka biseduar personalisht me Osmanin./Gazeta Sinjali/