image Mustafa thotë se LDK është e qartë për heqjen e pakusht të taksës

Kosovë

Deklaratë/ Mustafa thotë se LDK është e qartë për heqjen e pakusht të taksës

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Kosovës kanë hyrë në një fazë shumë delikate dhe kritike.

“Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi. S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor. Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së”, ka shkruar fillimisht ai në rrjetin social Facebook.

Mustafa ka thënë se marrëdhëniet e aleatit kryesor të Kosovës nuk mund t’i vë në peshojë as tarifa as reciprociteti, transmeton Gazeta Sinjali.

I pari i LDK-së më tej ka thënë se ka dërguar një zyrtar të lartë të partisë të bisedojë drejtpërsëdrejti me ambasadorin Grenell, ku do të informohet për takimin e fundit që ka zhvilluar presidenti Thaçi me Vuçiqin në Washington si dhe t’i prezantojë qëndrimet e LDK-së.

“Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Washington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së”, ka shkruar ai.

Teksa ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin Albin Kurti si partner të koalicionit dhe në ditët në vijim do t’i bëjnë të qarta  veprimet që do të ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-në.

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2764442960288590?__xts__[0]=68.ARAqzQuPe5sP8UpRJD9Ys99l_MBH1CpqUbEdPt42qnq5D3XjGAJ65lVLQnlSlWhFj_5H_nH54K2T5Qk_Emk2RLNz59i_wucGhhDDEZJYvGMZ00idSOIY-p72l2az29To0SCqg-ocCZT528G_YneIP2e_idl9CeWCKw8m8x4r-dvRZGFSwv37c1D2oSSNHq-VJz5CuFzFbOx3b6ffKj5QItA8ArwQ-0BmY6aOd7Ku7toyTnJhR6dP4xzvUEXXF6PpFxXuDy6fFfqrEgPFwyTdPCiEcDWspUZmFJEnmKBte503lF3C9lBgfx5v9l_YZy25zcAgJLd7MSJZoetAiJ29LQ&__tn__=-R

Gjatë ditës së sotme senatori amerikan, David Perdue tha se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe emisari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke konfirmuar se ky është edhe qëndrim zyrtar i SHBA-së./Gazeta Sinjali/