Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkim Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
“Kryetari Mustafa e njoftoi Lajçakun për qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut dhe se LDK-ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Ndërsa, Lajçak njoftohet të ketë vlerësuar se roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm./Gazeta Sinjali/