image Mustafa thotë se heqja e pjesshme e taksës nuk funksionon: Mesazh i keq për raportet me SHBA-në

Kosovë

Mustafa thotë se heqja e pjesshme e taksës nuk funksionon: Mesazh i keq për raportet me SHBA-në

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se po bëjnë përpjeke për të harmonizuar qëndrimet me Lëvizjen Vetëvendosje për heqjen e plotë të taksës ndaj Serbisë.

Mustafa në një deklaratë të dhënë ka thënë se nuk funksionon heqja e pjesshme e taksës dhe se është një mesazh i keq për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne po bëjmë përpjeke për të harmonizuar një qëndrim. Ta them publikisht se nuk mund të funksionojë heqja e pjesshme. Në moment që Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë që jemi kundër heqjes së pjesshme dhe në moment që pas kësaj artikulohet edhe Serbia edhe thotë që ne nuk e pranojmë heqjen e pjesshme, atëherë cila është logjika jonë që ne të mendojmë se e heqim pjesshëm më 15 mars dhe presim deri me 30 mars që Serbia të reflektojë, por Serbia duke e përcjell Amerikën thotë që unë nuk e pranojë këtë”, ka thënë fillimisht ai për emisionin Argument Plus të RTV21.

Më tej, Mustafa është shprehur se heqja dhe rivendosja sërish e taksës është një sjellje që nuk i bënë mirë Kosovës.

“Kjo është një përgjigje që unë nuk reflektoj fare edhe nëqoftëse nuk reflekton fare  pastaj ne vijmë në situatë që e heqim me 15 dhe e rikthejmë me 1 prill, që është një sjellje që nuk na bënë mirë…nuk na bënë të mirë sepse ne nuk guxojmë në asnjë moment që të hyjmë në konflikt me aleatin tonë kryesor” ka thënë i pari i LDK-së./Gazeta Sinjali/