image Mustafa thotë se nuk u sulmua vetëm nga Vetëvendosja

Politikë/ Mustafa thotë se nuk u sulmua vetëm nga Vetëvendosja

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se nuk ka parti që nuk e ka sulmuar dhe etiketuar sidomos në kohën sa ishte kryeministër i Kosovës.

Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Facebook, kreu i LDK-së ka theksuar se këto sulme ndaj tij nuk i bëri një subjekt por i organizuan dhe i bënë së bashku, VV, AAK, Nisma dhe këta që u konvertuan në socialdemokratë.

“Deputetët e tyre, pa dallim, gjuajtën me vezë në sallën e Kuvendit. Njerëzit e tyre, pa dallim, gjuajtën gurë e shishe molotovi mbi policinë dhe objektet qeveritare. Kur më gjuajtën me vezë, për herë të parë në sallën e Kuvendit, Kryetari i Kuvendit urdhëroi mbrojtjen time të afër ta lëshojnë sallën, e të më gjuajnë pa u penguar, por ata nuk e dëgjuan.”, ka theksuar kreu i LDK-së.

Ai ka shtuar se të gjithë këta bashkë, edhe me Listën Serbe, organizuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së LDK-së.

“Të gjithë bashkë, por pa Vetëvendosjen, në PAN e keq-qeverisën në mënyrë të tmerrshme vendin për këto dy vitet e fundit. Posa e morën pushtetin, veprimin e parë e bënë për të zhbërë Gjykatën Speciale.”, theksoi Mustafa 

Shkrimi i plotë i Isa Mustafës:

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2344134955652728?__tn__=K-R